Nga data 7 – 10 Maj nis edicioni i parë i Festivalit të Filmit Izraelit.
Ky festival organizohet nga Ambasada e Izraelit në bashkëpunim me Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi. Festivali do të jetë pjesë e aktiviteteve kulturore e artistike që do të mbahen në kuadrin e Tirana Open.
Gjatë katër ditëve të IFFA, janë përzgjedhur të shfaqen katër prej filmave më të suksesshëm e më të vlerësuar në festivale ndërkombëtare, të kinematografisë bashkëkohore izraelite.