Forumi Ndërkombëtar mbi Ekonominë Kreative
Kreativiteti dhe inovacioni tani janë pjesë e ekonomisë dhe nxitin rritjen gjithë përfshirëse. Bizneset, organizatat dhe qarqet ekonomike që përqafojnë kreativitetin, gjenerojnë të ardhura më të larta dhe sigurojnë stabilitet më të madh ekonomik. Bazuar në kete ide, ekonomia krijuese përfshin aspektet ekonomike, sociale, kulturore dhe teknologjike dhe është në udhëkryq midis artit, biznesit dhe teknologjisë. Ajo mbështetet në burime të pakufizuara globale: ne krijimtarinë njerëzore, aftësitë dhe talentin.
Forumi Ndërkombëtar për Ekonominë Kreative do të mbledhë së bashku politikanët kombëtare dhe ndërkombëtare, mendimtarë, ekonomistë dhe udhëheqësit e biznesit për të diskutuar mbi provat dhe forcat aktuale dhe të ardhshme ekonomike dhe trendet që ndikojnë në risite, në kreativitet dhe konkurrencën e ekonomive dhe shoqërive. Fokusi do të jetë në të kuptuarit se si arti, njerëzit krijues, industritë do të kontribuojnë në ekonominë e vendit dhe do të sigurojë vlera shoqërore duke i angazhuar qytetarët në ndarjen e formave të ndryshme të shprehjeve kulturore.
Forumi i dytë Ndërkombëtar në Ekonominë Kreative do të mbahet më, 08-09 Maj 2015, në Hotel Adriatik në Durrës.